E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet, beteja ne 10 shtete

Anketat ne Amerike qe behen ne prag te zgjedhjeve presidenciale luhaten nga dita ne dite, por megjithate ato qendrojne ne 7 pike avantazh per kandidatin me ngjyre Barack Obama.

Sipas informacioneve te fundit, dihet se cilat jane shtetet qe do te vojne per McCain dhe per Obama, por ka 10 shtete qe qendrojne ne dileme si Florida, Ohajo e Nju Meksiko, ku votuesit jane te lekundur dhe nuk dine ne c’drejtim do te shkojne.

Kandidatet ne keto dite po mundohen te perqendrohen pikerisht tek keto shtete. Ata gjithashtu vazhdojne edhe sulmet ndaj njeri-tjetrit.

Sulmet nga McCain beri qe kandidati demokrat per zevendespresident, Joe Biden te shpertheje. “John, ndali reklamat e tua, hiqi telefonatat me automat. Mos u mer me gjera te turpshme”, eshte shprehur Biden.

Por McCain dhe zevendesja e tij Sarah Palin u hodhen ne sulm. “Ne nuk duam nje president per ta vene vendin tone ne prove, sidomos tani qe eshte ne krize ekonomike”, ka pohuar republikani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›