Anija "Sojuz" ulet në Kazakistan

Anija hapësinore ruse "Sojuz", që kishte në bordin e saj turistin e hapësirës, milionerin amerikan Richard Garriott dhe dy kozmonautë rusë u ul në Kazakistan.
Lajmin e bënë të ditur zyrtarët e qendrës ruse të kontrollit të misionit.
"Ekuipazhi i anijes u shpreh se ishin në gjendje të mirë", deklaroi zëdhënësi i qendrës së kontrollit.