Marok, 11 te vdekur nga reshjet e dendura

Njembedhjete persona kane humbur jeten ne nje province ne veri-perendim te Marokut, si pasoje e shirave te dendura qe kane shkaktuar shembjen e disa ndertesave.
Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare, sipas te cilave reshjet e dendura kane shkaktuar deme te medha materiale, pasi ka shkaktuar rrenimin e rreth 20 ndertesave.
Nderkohe, ndertesa te tjera jane fundosur nga uji. Ekipet e shpetimit po punojne per te zbuluar nese ka persona te bllokuar ne rrenojat e ndertesave.