E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC: Çmimet e naftës stabilizohen në 2009

Riad- Sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut Abdallah Salem el Badri, në një intervistë për gazetën e përditshme arabe "Al Hajat", ka deklaruar se çmimet e naftës pritet të stabilizohen në gjysmën e dytë të vitit 2009.
Sipas tij, deri nga fillimi i vitit 2010 çmimi i "arit të zi" mund ta arrijë nivelin e dëshiruar prej 75 dollarëve për fuçi.

Më 17 dhjetor, OPEC-u mori vendim për zvogëlimin e prodhimit me 2,2 milionë fuçi, që do të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2009. Në këtë mënyrë, vendet eksportuese po tentojnë ta ndalin uljen e çmimit të "arit të zi", çmimi i të cilit është ulur me 147 dollarë për fuçi në muajin korrik në vetëm 39-40 dollarë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›