ORA e Gjakovës shndërrohet në parti lokale

Dega e Partisë ORA në Gjakovë, nga e hëna është shndërruar në parti lokale, duke mos pranuar vendimin e Kryesisë saj në qendër, e cila u bashkua me LDK-në.
Kryetari i degës, Gazmend Hoxha, së bashku me anëtarët tjerë të kryesisë, vendimin e Kryesisë së qendrës për bashkim me LDK-në e kanë vlerësuar si hap të gabuar.
“Ne nuk pajtohem me vendimin e kryesisë së qendrës që ORA në një formë apo tjetër të shkrihet apo të bashkohet me LDK-në. Qëndrimi i kryesisë së degës është dhe do të mbetët që ORA, të veprojë përsëri si subjekt i pavarur, por në koalicion dhe bashkëqeverisje me AAK-në”, ka thënë Gazmend Hoxha, kryetar i degës ORA në Gjakovë.
Ditë më parë anëtarët e kryesisë ORA nga dega në Gjakovë, kanë bojkotuar mbledhjen e Kuvendit të kësaj partie në Prishtinë, duke mos marrë pjesë në votim që kishte të bëjë me aprovimin e vendimit për bashkim të kësaj partie më LDK-në.(Kosovapress)