Zgjedhjet në Istog, më 4 prill

Presidenti Fatmir Sejdiu, ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të Istogut.
Sipas këtij vendimi, zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Istogut do të mbahen më 4 prill.
“Vendimi është marrë, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Nenin 56, pika 3 (b) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe Nenin 4, pikat 1 dhe 4 dhe Nenin 11, pikat 1 dhe 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh konsultimet e zhvilluara me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.
Zgjedhjet e parakohshme, do të mbahen pasi që kryetari i kësaj komune Fadil Ferati ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të rëndë.