E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE- Bashkisë së Tiranës: Transparencë me lejet e ndërtimit

Takimi Volfart-Basha

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth ka folur ne nje takim me kryetarin me procedurë të Bashkisë Tiranë Lulzim Basha lidhur me dhëniet e lejeve të ndërtimit.

Sipas njoftimit te zyrave perkatese, Volfart gjatë takimit me Lulzim Bashën tha se për transparencën në këtë proces OSBE është e gatshme të bashkëpunojë.

Dhënia e lejeve, të jetë një proces transparent dhe i garantuar.  Ky është një aspekt që duhet të kryhet, në përputhje me ligjin dhe është një nga fushat ku do të vazhdojë bashkëpunimi i OSBE-së me Bashkinë e Tiranës, tha ambasadori i OSBE-së.

Basha gjatë takimit me Volfart e ka informuar atë për zhvillimet në Bashki, që kanë të bëjnë me Planin Urbanistik, infrastrukturën, hapësirat e gjelbërta si dhe me planet për ndërhyrjet për rregullimin e trafikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›