Kushti, Rama: Paketë e re ligjesh
20/09/2011 Lidershipi socialistët tërhiqet nga konsensusi përballë ligjeve që kërkojnë 3/5
“Gati të punojmë me palën tjetër, por të tërheqin draftet rroma-përtoma që janë në Kuvend”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zbardhi dje pesë pikat kryesore në të cilat do të përqendrohet aksioni parlamentar i kësaj partie. Kështu, në një listim të çështjeve që do të trajtohen gjatë kësaj jave në Kuvend, kreu socialist preferoi që të japë dhe qëndrimin zyrtar të grupit kuvendor socialist përballë ligjeve që kërkojnë një votim të cilësuar, ku, as më shumë e as më pak, kartoni jeshil kundrejt tyre kushtëzohet me një rifolmulim të ri ligjor. “Nuk do ta ngremë kartonin jeshil për arnat që zonja Jozefinë fut në çdo rend dite. Por jemi gati të punojmë me palën tjetër për një vizion kombëtar e europian të ndërtimit të shtetit modern shqiptar, që sipas nesh, do të thotë tërheqja e plotë e të gjitha drafteve rroma-përtoma të paraqitura në Kuvend për t’i hedhur hi syve Brukselit dhe hapja e disa kantiereve për reforma të mëdha, të thella, të integruara në një vizion të përbashkët e bashkëkohor”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij përpara deputetëve socialistë në mbledhjen e radhës së këtij grupimi. Në këtë mënyrë, pritet që ligjvënësit socialistë të hartojnë amendime, që do të insistojnë në një ndryshim më thelbësor të këtyre projektligjeve, duke kushtëzuar në këtë mënyrë konsensusin për t’i miratuar. Po në këtë takim Rama bëri me dije se “po këtë javë PS-ja do të dorëzojë nismën për heqjen e TVSH-së së bukës, të qumështit, të vezëve e të ilaçeve, si dhe uljen e saj në tërësi për ushqimet bazë, që pritet me shumë interes nga familjet e zakonshme shqiptare, dhe duhet pasuar nga nismat e tjera që kemi parashikuar në drejtim të uljes së barrës fiskale për shumicën, që sot jeton me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike”. Po kështu, duke shtuar më tej mbi një problematikë të tillë, kryetari i PS-së, Rama, nënvizoi se “shurdhëria e mundshme e qeverisë ndaj këtyre nismave s’duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në rrugën që kemi zgjedhur dhe shqiptarët duhet ta dinë qysh sot gjithçka që ne do të bëjmë nesër në qeverisjen e vendit për të lehtësuar vështirësitë e tyre dhe për të rritur nivelin e tyre të mirëqenies”.
Reforma parlamentare
PS: Të shfuqizohen ndërhyrjet pa konsensus
Partia Socialiste do të kërkojë që të tërhiqen që të gjitha ndërhyrjet e bëra në Rregulloren e Kuvendit me një votim të njëanshëm. Burime pranë grupit parlamentar socialist bënë me dije se gjatë mbledhjes së djeshme ligjvënësit socialist shprehën pretendimet që reforma parlamentare të jetë më e gjerë, ku të përfshihen një sërë propozimesh nga i gjithë ky grupim. Por nisur nga vetë problematika që përmban kjo reformë, ku pa konsensusin e shumicës në Kuvend nuk mund të ketë ndryshime në të, PS-ja do t’i propozojë kundërshtarit të saj që të japë konensusin pikërisht për rikthimin e atyre rregullave që janë miratuar pa votën e deputetëve socialistë. Në vlerësimin e kreut socialist “depozitimi këtë javë në Kuvend i nismës sonë për rinormalizimin e kuadrit të bashkëjetesës mes palëve në sallën e Kuvendit përmes ndryshimesh të domosdoshme në rregullat e procedurës parlamentare duhet pasuar pa humbur kohë me një hap të dytë”. Gjithashtu, duke qëndruar po në këtë çështje, Rama shtoi: “Mbetet me rëndësi reagimi i palës tjetër, natyrisht dhe kundërshtia e ngutur e spikeres pas publikimit të nismës sonë pa e marrë atë ende as zyrtarisht, fatkeqësisht nuk lë vend për optimizëm në përmbushjen e këtij prioriteti themelor të jetës institucionale të vendit. Ashtu siç tregon se zonja Jozefinë mbetet një pengesë e madhe në këtë drejtim, tamam siç përshkruhet në raportin e progresit roli i saj destruktiv në drejtimin e punës së Kuvendit.”
Kryetarja e Kuvendit premton shqyrtimin e propozimeve të socialistëve për Rregulloren
“Rama të ndryshojë kursin, jo të bllokojë procesin”
Mazhoranca pro çdo iniciative që synon përmirësimin e standardeve demokratike
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka premtuar shqyrtimin e propozimeve që socialistët do të depozitojnë pranë Kuvendit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe do t’i marrë ato parasysh, nëse ato do t’i shërbejnë konsolidimit të standardeve. Kryeparlamentarja në një konferencë për mediet për pjesëmarrjen e saj në Forumin Parlamentar për Demokraci në Uashington iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për qëndrimin e opozitës për ligjet që kërkojnë 3/5, për të cilat ajo uroi që të mos përdoren për bllokimin e mëtejshëm të reformave në vend. “Kuvendi i Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, është i hapur dhe mirëpret çdo iniciativë që çon në përsosjen e mëtejshme të standardeve. Një qellim kryesor kemi: standardet! Unë nuk mund të rrëzoj diçka që nuk e kam në dorë as në mënyrë formale dhe as në mënyrë informale. Natyrisht, ne mirëpresim për të shqyrtuar dhe për të diskutuar, ngado që ai të vijë për të përsosur më tej standardet e funksionimit të jetës parlamentare. Ne jemi të hapur për bashkëpunim”, - theksoi kryeparlamentarja. Po nëse për të ishte apo jo standard rikthimi i votimit të fshehtë, shefja e legjislativit preferoi ta japë përgjigjen pasi të njihet me propozimet, ndonëse e dha atë në një tjetër mënyrë. “Unë nuk dua të spekuloj mbi hipoteza që mund të ngrihen në ambiente të ndryshme. Pasi të njihemi me propozimet, natyrisht kemi të drejtën për ta krahasuar me standardet e parlamenteve të vendeve demokratike. Natyrisht, unë dua transparencë, dhe ajo që unë admiroj në mënyrë të padiskutueshme është mënyra e funksionimit të Kongresit Amerikan, është model i funksionimit të demokracisë, sepse është vendi kampion i lirisë dhe demokracisë dhe këtu besoj se të gjithë kemi konsensus”, - vijoi ajo. Në një intervistë të dy ditëve më parë Topalli foli për procedurat parlamentare të Kongresit Amerikan, duke përkrahur votimin e hapur. Ndërsa kushtin e socialistëve për të mos miratuar asnjë ligj që kërkon 3/5 e votave nëse ato nuk rikthehen edhe një herë për shqyrtim, Kryetarja e Kuvendit tha se ky qëndrim nuk është kurs i ri i opozitës, por bllokim i reformave. “Nëse është e vërtetë që ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të ligjeve të integrimit, kjo më duket se është bllokim. Nuk do të doja ta paragjykoja, po nëse kërkohet tërheqja e drafteve që kërkojnë 3/5, mbi të cilët kanë punuar deputetët e mazhorancës dhe të opozitës, atëherë ky nuk është kurs i ri, por është bllokim”, - tha ajo. Sipas saj, integrimi nuk pranon kushte. Duke kërkuar më tepër respekt për projektligjet e hartuara nga të dyja palët, Topalli e ftoi kreun e PS-së ta mendojë edhe një herë pozicionimin e tij politik për të mos bllokuar procesin e integrimit. “Ne jemi të hapur dhe mirëpresim çdo propozim që synon përsosjen e mëtejshme të standardeve”, - përfundoi Topalli.