Censusi, AK apel për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Sot aleanca Kuq e Zi, kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me censusin. Nga qyteti i Lushnjes, AK, kërkoi ndryshimin e formularit të regjistrimit dhe heqjen e pyetjes për përkatësinë etnike dhe besimin fetar.
Të zbardhen të gjitha falsifikimet e kombësive. Të mos pranohen kërkesat e OMONIA-s dhe të Athinës. Jemi pro regjistrimit, të hiqet pyetja për fenë dhe etninë, u shprehën aleatët e saj.
Aleanca Kuq e Zi, u takua sot me banorë të Lushnjes, në kuadër të Maratonës Kuq e Zi për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak ditë më parë ligjin e gjendjes civile, që përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj. Në një vendim që u mor me 6 vota pro dhe 2 kundër gjykata kushtetuese e ka cilësuar si antikushtetues një ligj të tillë.