E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vritet ish presidenti Rabani

Burhanudin Rabani

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kryesuesi i Këshillit të Lartë për Paqe, Burhanudin Rabani, njëherësh ish president i këtij vendi, është vrarë sot nga një sulm vetëvrasës në shtëpinë e tij në Kabul.

Këshilli i Lartë i Paqes  udhëheq përpjekjet e qeverisë për negociata me talibanët.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Hashmatullah Stanikzai, tha se Rabani ishte vrarë brenda shtëpisë së tij nga një sulmues vetëvrasës, me anë të një eksplozivi të vendosur në në turbanin e tij. Nga ky shpërthim mbetën të plagosur, edhe disa persona të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›