E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Dialogu të bëhet brenda institucioneve

 Ai ndodhet sot në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke theksuar gjithashtu se “reformat vijnë përmes votës”.

Sipas tij, "Shqipëria ka një energji shumë pozitive dhe është një vend me perspektivë evropiane”.  Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, duke vlerësuar misionin dhe kontributin në zgjedhjet e 8 Majit të OSBE/ODIHR,  theksoi se raporti i këtij organizmi, me 52 rekomandimet e tij, është baza për reformën e ardhshme zgjedhore, e cila kërkon angazhimin dhe kontributin e të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile, me asistencën e OSBE/ODIHR. 

Ajo theksoi se në cilësinë e kryetares së Kuvendit ka përsëritur ftesën për ngritjen sa më parë të komisionit për reformën zgjedhore."Bojkoti ka bërë të humbin tashmë dy vjet për nisjen e kësaj reforme. Një bllokim i ri është edhe mosvotimi i ligjeve të integrimit, që kërkojnë 3/5 e votave të parlamentit dhe që janë në rend dite, në pritje të votës së opozitës. Deputetët e opozitës duhet të përmbushin misionin dhe detyrën kushtetuese në votimin e ligjeve dhe jo vetëm të votojnë prezencën e tyre në parlament", nënvizoi Topalli. /Start/

                                                                                             2011-10-04 13:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›