E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lamtumirë” armë brenda 2013-s!

Janë rreth 45 mijë tonë armë dhe municione që do të shkatërrohen.

“Synimi ynë është ambicioz, por i realizueshëm. Krahas asgjësimit të municioneve të tepërta, do të heqim nga barra dhe pronat e tepërta të Forcave të Armatosura. Kështu duhet të asgjësohen rreth 45 mijë ton municione, mijëra artikuj të ndryshëm nga artileria e tankeve, etj", deklaroi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në  konferencën "Demilitarizimi i municioneve dhe armatimit të trashëguar kontribuon në sigurinë e Shqipërisë".

Imami tha se në këtë proces do të ishte e pamundur të kishte progres nëse nuk do të ishte mbështetja, së pari e qeverisë shqiptare dhe më pas e vendeve partnere dhe aleate, për të cilat ai shprehu mirënjohje.  "Bashkëpunimi me OSBE-në dhe mbështetja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, si dhe vendeve të tjera partnere si, Danimarka, Gjermania, bëri të mundur demontimin industrial  dhe vënien në punën të dhjetë poligoneve për asgjësimin e municioneve të tepërta", tha Imami.

Në kuadër të pastrimit të Forcave të Armatosura Shqiptare nga këto municione ministri i Mbrojtjes theksoi se deri tani është bërë i mundur eliminimi i një sasie kimikatesh të rrezikshme dhe karburanti raketash, ndërkohë që një sasi e konsiderueshme reagentësh kimikë i janë dhënë Ministrisë së Arsimit për laboratorët e universiteteve dhe shkollave në të gjithë vendin. /Start/

                                                                                             2011-10-04 12:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›