E Diel, 1 Nëntor 2026

Jepnin patenta automjeti kundrejt parave, arrestohen

Falë një hetimi 9 - mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësorë Tiranë, u arrestuan shtetasit Qemal Musta, 49-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Autoshkollës “Për leje drejtimi automjeti “MIRI XX”,  Trandafil Taho, 54-vjeç, banues në Tiranë, Zenel Shera, 63-vjeç, banues në Tiranë si dhe Nesti Xhurgjaj, 62-vjeç, banues në Tiranë, të tre instruktorë në të njëjtën autoshkollë.

Këta shtetas, dyshohen se kryenin veprimtari të kundraligjshme duke u kërkuar dhe marrë para shtetasve të ndryshëm, me qëllim marrjen e testimit të provimit të teorisë dhe praktikës dhe më pas pajisjen e tyre me dëshmi aftësie për drejtim automjeti, kundrejt përfitimit të shumës së parave që varionte nga 3000 deri 4000 lekë të rinj  (përveç pagesës së kuitancave).

Aktualisht po punohet më tej në drejtim të dokumentimit të autorëve të tjerë, në këtë veprimtari të kundraligjshme të dyshuar si punonjës të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë, të cilët kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprave penale të sipërcituara. Këta shtetas akuzohen për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Start/

                                                                                             2011-10-04 11:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›