E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë viktima prej ndërtesave të dobëta

Nga tërmeti 7.2 ballë që goditi Turqinë të dielën u shembën më shumë se 2 000 ndërtesa dhe mbeten të vrarë më shumë se 460 persona.

Kryeministri Recep Taip Erdogan ka deklaruar se neglizhenca e disa zyrtarëve dhe ndërtuesit janë kthyer në vrasësit e viktimave të tërmetit. Ai theksoi se shumë ndërtesa nuk përmbushin parametrat e kërkuara duke bërë që rezultati të ishte ky.

Kur shohim mbeturinat, kuptojmë se sa material me cilësi të dobët është përdorur, tha kryeministri i Turqisë. Shohim që njerëzit paguajnë para për çimenton, e cila pothuajse kthehet në rërë. Pushtetarët lokal, ndërtuesit dhe mbikëqyrësit duhet të kuptojnë se neglizhenca e tyre shkon deri në vrasje.

Erdogan tha se Turqia nuk ka mësuar nga e kaluara e saj mbi tërmetet dhe pavarësisht thirrjeve pas katastrofave të kaluara, ato nuk janë dëgjuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›