Mësimi në universitete, MASH bën analizën e studimeve

Mësimi në universitetet publike të Shqipërisë do të nisë më 10 tetor. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Në institucionet e arsimit të lartë këtë vit pranohen në ciklin e parë të studimeve më kohë të plotë rreth 25 mijë studentë.
Pas analizës së zhvilluar mbi procesin e maturës së vitit të shkuar ekspertët kanë konfirmuar se të 10 degët universitare më të preferuara nga studentët gjenden në Universitetet e Tiranës, ndërsa prurjet më të mëdha të maturantëve vijnë nga Tirana dhe rrethi i Fierit.
Ndër fakultet e preferuara vijojnë të mbetën Mjekësia, Ekonomiku, Drejtësia dhe degët e Inxhinierisë pranë Universitetit politeknik.