OSBE: Korrupsioni ende problem madhor
03/03/2010 ILDKP zhvillon konferencë për luftën ndaj konfliktit të interesit
Herrmanns: Të krijohet një regjistër verdiktesh dhe dënimesh për rastet e korrupsionit
“Korrupsioni mbetet një problem madhor në Shqipëri”. Zv/ambasadorja e OSBE-së në vendin tonë, Renate Herrmanns, gjatë një konference që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive zhvilloi lidhur me konfliktin e interesit, tha se korrupsioni duhet luftuar duke dhënë edhe sugjerimet përkatëse. Sipas saj, ky fenomen frenon zhvillimin ekonomik të vendit, vepron si një pengesë për investitorët e mundshëm, prezanton një imazh negativ për vendin jashtë shtetit, i largon fondet nga programe të rëndësishme të asistencës sociale dhe dënon me varfëri shtresat më të dobëta të shoqërisë. “Disa raporte ndërkombëtare të kohëve të fundit si Indeksi i vitit 2009 i Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit tregojnë se korrupsioni mbetet një problem madhor në Shqipëri. Si i tillë, ai konsiderohet me të drejtë një prioritet kryesor i qeverisë”, - tha Herrmanns. Ajo garantoi mbështetjen e OSBE-së për qeverinë në luftën kundër korrupsionit. Ajo përmendi në mënyrë të veçantë masat që Shqipëria ka marrë kohët e fundit kundër korrupsionit, masa të cilat gjithsesi nuk mjaftojnë. “Këto angazhime të rëndësishme shpeshherë pengohen nga zbatimi jo i mirë dhe jo konsekuent i legjislacionit ekzistues. Duhet të krijohet një regjistër bindës verdiktesh dhe dënimesh e gjobash të ashpra në rastet e korrupsionit. Rëndësia e bashkëpunimit midis sektorit publik dhe atij privat në luftën kundër korrupsionit duhet të ritheksohet, pasi zbatimi i efektshëm i legjislacionit kërkon bashkëpunim midis shtetit dhe aktorëve të shoqërisë civile”, - vijoi zëvendësja e kreut të Prezencës së OSBE-së. Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, tha se parandalimi i konfliktit të interesave është një ndër masat më të rëndësishme për të shmangur korrupsionin. “Inspektorati i Lartë, i vetëdijshëm për rolin e tij në këtë sfidë madhore të të gjithë shoqërisë shqiptare, ka nisur të dëshmojë vendosmëri në ndëshkimin e rasteve me konflikt interesi. Fakt janë edhe rastet e publikuara së fundmi në media për aplikimin e sanksioneve ligjore për zyrtarët që nuk respektojnë kërkesat ligjore”, - tha Llalla. Ai tha se toleranca ndaj abuzuesve me pushtetin publik, vonon integrimin në BE. Në përfundim të takimit u shpërndanë certifikatat e trajnimit kundër korrupsionit për 600 zyrtarë nga pesë ministritë kryesore.
Kallëzimet
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, tha në takim se ka nisur ndërtimi i një arkivi për dënimet e zyrtarëve publikë. Ai gjithashtu vlerësoi punën e Prokurorisë. “Parandalimi i konfliktit të interesit të administratës publike mbetet një nga detyrat më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Periudha shtator-shkurt shënon një rritje të kallëzimeve penale dhe të arrestimit të zyrtarëve publikë deri në nivelet e larta politike. Kemi një rritje të ndjekjeve të suksesshme nga Prokuroria, si dhe fillimet e ndërtimit të një arkivi të dënimeve të zyrtarëve publikë”, - u shpreh Basha. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të Ministrinë së Transportit, Financave, Ekonomisë dhe Bujqësisë.