Varrosen tre të rinjtë, në kërkim drejtuesi i mjetit
03/03/2010 Aksidenti në Gramsh
GRAMSH- Efektivat e Emergjencës Civile në Gramsh kanë vazhduar edhe dje kërkimet për gjetjen e trupit të fundit të zhdukur në ujë mbrëmjen e të shtunës. Agjentët të ndihmuar edhe nga banorë të zonës po vazhdojnë kërkimet në një rreze të gjerë rreth 30 km nga vendi i ngjarjes. Elis Sogani, 32 vjeç, që drejtonte edhe mjetin, kryeplak në fshatin Bratilë është i fundit që nuk gjendet nga 4 viktimat që kanë humbur jetën, pasi mjeti me të cilin udhëtonin ra nga dhjetëra metra lartësi në ujërat e lumit Devoll. Për shkak të thellësisë gati tetë metra të kraterit në shtratin e lumit, furgoni ka përfunduar nën ujë dhe ende nuk është nxjerrë nga aty. Dje rreth orës 10.00, 11.00 dhe orës 14.00 janë bërë varrimet e Lirian Ballës 38-vjeç, Petrit Ahmetit 20 vjeç dhe Behar Senkollarit 18 vjeç. Familjarët pasi kanë njohur trupat, kanë marrë viktimat duke kryer edhe ritet e fundit për t’i përcjellë në banesën e fundit vetëm gjatë të martës. Tre funeralet në fshatin Bratilë janë bërë në orë të ndryshme duke u dhënë mundësinë banorëve të marrin pjesë në të tre funeralet e të rinjve. I fundit që ende nuk gjendet është drejtuesi i mjetit. Ende nuk është kontrolluar brenda mjetit për shkak të thellësisë ku ka rënë natën e aksidentit. Fillimisht banorët kanë shpresuar që drejtuesi dhe ndonjë i ri tjetër të kenë shpëtuar. Kjo pasi në vendin e aksidentit është gjetur një litar që ka qenë në brendësi të mjetit. Gjithsesi tre ditë pas ngjarjes nuk rezultoi asnjë shenjë jete.