OSBE: Kriza politike nuk ekziston Rozeta Rapushi
Ne Shqiperi nuk ka krize dhe cdo problem duhet te zgjidhet me dialog ne Parlament. Keshtu u shpreh dje numri dy i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Wolfgang Grossruck. Pas takimit te zhvilluar me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Grossruck tha se percjell nje mesazh shume te mire per Shqiperine, sic eshte votimi nga Parlamenti Evropian per heqjen e vizave per shqiptaret. “Une jam shume i lumtur qe ne fund te ketij viti ju do te keni te njejtin regjim vizash si vendet e tjera te Evropes Juglindore, vende si Serbia dhe te tjera. Ju nuk do te keni me probleme per te shkuar ne vendet e Bashkimit Evropian dhe une jam shume i kenaqur per kete vendim. Dua te pergezoj Shqiperine”, u shpreh ai. Sipas Grossruck, nderkombetaret jane te interesuar qe Shqiperia te zhvillohet shpejt dhe qe shqiptaret te gjejne rrugen drejt zhvillimit. Duke shprehur kenaqesine e tij qe problemet, jo kriza, por problemet politike jane te vogla dhe se socialistet u kthyen ne Parlament. Ne te vetmin institucion, ku sipas zyrtarit te larte te OSBE-se, behet dialogu dhe merren vendime te rendesishme. “Une s’mund te flas per krize, pasi socialistet jane ne Parlament dhe jam i kenaqur per kete gje. Keshtu, une shpresoj se ne te ardhmen kjo situate, bojkoti i parlamentit do te mbetet nje pjese e vogel e historise. Dhe jam i lumtur per kthimin e socialisteve ne Kuvendin e Shqiperise. Une ju thashe, nuk mund te flas per krizen, ju e dini qe une kam qene ne krye te nje misioni vezhguesish te OSBE per zgjedhjet e vitit te kaluar”, theksoi Grossruck. Ai u shpreh se ka pasur nje ekip me anetare shume te specializuar nga disa parlamente te ndryshme, parti te ndryshme dhe anetare shtetesh. Si dhe nje ekip prej 15 politikanesh me shume eksperience, socialiste, konservatore, liberale dhe te tjere qe e kane dhene vendimin e tyre rreth cilesise se zgjedhjeve ne Shqiperi. Ku ne fakt OSBE/ODIHR, i cilesoi zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, sipas standardeve nderkombetare dhe i certifikoi ato, pavaresisht disa rekomandimeve ne kuader te perfeksionimit te procesit ne te ardhmen. “Ne e kemi dhene vendimin tone rreth cilesise se zgjedhjeve. Ju mund ta lexoni ate neper gazeta dhe une mendoj se do te kuptoni perfundimin e ketij rezultati por eshte nje vendim i politikaneve shqiptare qe te dialogojne ne parlament dhe jo ne rruge. Dialogu ne parlament eshte me i miri”, keshilloi Grossruck. Apeli i zyrtarit te larte te OSBE-se, vjen ne nje kohe kur ende opozita vijon kerkesat per transparencen e zgjedhjeve me argumentimin se ato jane manipuluar. Madje dy dite me pare, kreu socialist, Edi Rama, beri te qarte se opozita nuk terhiqet nga ky qendrim dhe aq me pak nga beteja per voten e lire.