Rama: Kriza preku demokracine Qamil Xhani
Sfidat nderkombetare te se majtes, kriza ekonomike greke, integrimi i rajonit ne BE dhe situata politike ne vend kane qene ceshtjet e trajtuara ne fjalen e Kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne takimin e Keshillit te Internacionales Socialiste ne Nju Jork. Kreu i PS-se ka theksuar se ne gjithe boten dhe ne rajonin e Ballkanit, ka sfida te medha, te cilat mund te zgjidhen vetem nga e majta. Ne kontekstin shqiptar, kryetari socialist i ka kushtuar nje rendesi te vecante ne fjalen para homologeve te majte boterore, situates politike ne vend, duke theksuar se ka mungese transparence per zgjedhjet e vitit te kaluar. “Sot Shqiperia perballet me nje krize aspak te thjeshte politike, e cila i ka rrenjet ne zgjedhjet e shkuara, por, me ane tjeter, eshte vetem maja e ajsbergut te nje krize qe ka prekur funksionet e demokracise, ka politizuar e paralizuar drejtesine, ka hyre ne ekonomine e te dhenave e te shifrave te genjeshterta”, u shpreh Rama ne fjalimin e tij mbajtur dy dite me pare ne Keshillin e Internacionales Socialiste. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka folur dhe per procesin e integrimit te rajonit te Ballkanin Perendimor ne BE. Ai nuk ka munguar te vleresoje dhe te mbeshtese planin e Kryeministrit grek, George Papandreu per integrimin e rajonit ne Bashkimin Evropian deri ne vitin 2014. Kreu i PS-se ka vleresuar angazhimin e Greqise per integrimin e rajonit, por ne fjalen e tij nuk ka asnje qendrim per ceshtjen e vizave, duke folur vetem ne kontekstin e integrimit te rajonit. “Natyrshem ne s’mundet kesisoj vecse ta admirojme dhe mbeshtesim me te gjithe forcen tone vizionin e Presidentit te Internacionales, njeheresh kryeminister i Greqise, mikut e shokut tone te shtrenjte George Papandreu, per integrimin e plote te ketij rajoni ne Bashkimin Evropian, brenda vitit 2014”, tha Rama. Ai eshte shprehur se vizioni i integrimit qe ka propozuar kryeministri grek vjen nga “nje kuptim i thelle i ketyre territoreve te trazuara gjate deri vone nga luftera, konflikte e mosmarreveshje”. Rama ka bere paralelizem me krizen ekonomike greke dhe ekonomine shqiptare. Duke shprehur shqetesimin per “veshtiresite e popullit vella grek ne situaten e sotme ekonomike”, ai eshte ndalur dhe ne ate qe ai e ka quajtur mungese informacioni per ekonomine Shqiptare. “S’mund t’ua fsheh se, ne nderkohe ndjehemi tejet te shqetesuar per ate cka mbahet mbyllur ne erresiren e mungeses se informacionit nga qeveria shqiptare lidhur me gjendjen reale te ekonomise se vendit tone. E cila ka dhene shenja te qarta, alarmante, renieje, nderkohe qe shqiptareve u thuhet e kunderta dhe u fshihet kokefortesish e verteta”, u shpreh Kryetari i Partise Socialiste. Takimin me Keshillin e Internacionales Socialiste, i cili u mbajt ne Nju Jork ne datat 21-22 qershor, kreu i PS-se vec debateve qe kane te bejne me te ardhmen e se majtes e perdori dhe per te shtuar lobimin ne interes se ceshtjes se PS-se per transparencen e zgjedhjeve.