E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore PS shtyn për nesër mbledhjen e kryesisë

TIRANE- PS ka shtyrë për nesër mbledhjen e kryesisë. Mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej pasditen e sotme rreth orës 17:00, por burime zyrtare nga selia roze kanë bërë të ditur shtyrjen e kësaj mbledhje për faktin se ende ka diskutime në forumet e partisë më të madhe në opozitë për kandidaturat që do të paraqiten për bashkitë dhe komunat.

Burime nga selia rozë kanë bërë të ditur se pak a shumë janë përcaktuar edhe zonat e lira për aleatët. Opozita duhet të zyrtarizojë kandidatët deri në 28 mars kur është dhe afati i fundit i regjistrimit të tyre në KQZ. Burime nga PS thonë se bashkitë kryesore thuajse janë përcaktuar ku në të shumtën e rasteve do ketë rikandidime të kryetarëve aktualë si në Tiranë me Edi Ramën, Elbasani me Qazim Sejdinin, Durrësi me Vangjush Dakon, Fieri me Baftjar Zeqon dhe Korca me Niko Peleshin.

Bashkia e Shkodrës ende nuk ka ndarë kandidatin që do garojë në këto zgjedhje. Kryesia e PS do të diskutojë nesër edhe në lidhje me qendrimet e mëtejshme politike të partisë pas ftesës së fundit të bërë nga Astrit Patozi. Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se Edi Rama do shpallë kandidaturën e tij zyrtarisht në 8 prill.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›