Gjenerali Drews viziton bazen e FSK-se

Pak ditë pasi mori detyrën, komandanti i ri i KFOR-it Erhard Drews zhvilloi vizitën njohëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai u prit nga ministri Agim Ceku dhe komandanti i forcës së sigurisë Sylejman Selimi. Një takim ky, i cili zgjati gati dy orë por pas të cilit nuk pati deklarata për mediat.
Komandanti i KFOR-it e po kështu edhe ministri Agim Ceku u larguan pa bërë ndonjë koment.
Sidoqoftë, në një njoftim thuhet se komandanti i Drews premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes KFOR-it dhe MFSK-së e FSK-së.
Ndërsa ministri Ceku, pasi i uroi emërimin në detyrën e komandantit të KFOR-it, gjeneralin Drews e njoftoi me arritjet e FSK-së në të gjitha fushat, në përmbushjen e detyrave, misionit dhe të detyrimeve kushtetuese, si dhe për punën e vazhdueshme që po bën Ministria dhe FSK-ja për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale.
Ministri Agim Ceku është shprehur i bindur se do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë edhe me komandantin e ri të KFOR-it dhe se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.
Ditën e djeshme gjenerali Drews takoi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën diskutoi mbi mundësinë e angazhimit të FSK-së në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.
Drews zëvendëson në këtë detyrë bashkëkombasin e tij Erhard Byhler dhe e merr kryesimin e KFOR-it në një moment kritik, pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës.
Pritet që këto ditë gjenerali i ri të japë vlerësimin e tij për planin operacional të qeverisë së Kosovës për vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat 1 dhe 31.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar të martën rrugën kryesore në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër. Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kembell, këshilltar i Thacit
Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Kosovë, të vuash për vizë kroate
Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate. OSBE: Më shumë për të riatdhesuarit
Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve vendase për më shumë veprim në mbështetje të personave të riatdhesuar.
Lajmet kryesore
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave