E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 9-vjeçarit, sekuestrohen armë në banesën e autorëve

Mamurras- Një ditë pasi plumbat e një automatiku i morën jetën një 9-vjeçari në Mamurras policia ka konfirmuar se ka arritur të arrestojë njërin nga autorët, Alban Shkretën, 24 vjeç.

Ndërkohë mësohet se në banesën e dy vëllezërve Shkreta janë sekuestruar tre armë, njera prej të cilave ajo e krimit, teksa policia bëri me dije se po vijon punën për arrestimin e vëllait tjetër.

Po ashtu blutë e Kurbinit bëjne me dije se lidhur me emrat e ndryshëm që janë raportuar këto ditë për dy vëllezërit lidhen me faktin se ata kanë përdorur disa identitete pasi ishin persona me precedente penalë.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së martës kur një 9-vjeçar me iniciale I.LL ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave që ka marrë brenda në makinën ku po udhëtonte në vendin e parë të pasagjerit në prehërin e nënës së tij e cila i shpëtoi plumbave.

Nga atentati ka mbetur i plagosur shtetasi Muharrem Llanaj, 62 vjeç, xhaxhai i fëmijës që humbi jetën. I cili sipas policisë ka qënë edhe objekti i sulmit. Policia pas shqyrtimit të të dhënave tha se autorët janë dy vëllezërit Shkreta, me të cilën 62-vjeçari ka pasur një konflikt.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›