BQE: Rrezik në rritje për Eurozonën, interesi mbetet 1%
Evropë- Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi ka thënë se rreziqet për ekonominë e Eurozonë janë rritur teksa paralajmeroi pasiguri në rajon. Zoti Draghi tha gjithashtu se disa vende anëtare të Këshillit të BQE-së kishin votuar për të ulur normat e interesit këtë muaj, megjithatë konsensusi ka qënë për t’i lënë ato të pandryshuara, në 1.0%.
Më parë shifrat zyrtare konfirmuan se Eurozona kishte regjistruar rritje zero në tre muajt e parë të vitit. BQE lëshoi edhe parashikimet tremujore më të fundit të rritjes dhe inflacionit. Parashikimi i rritjes së saj për vitin 2012 ishte i pandryshuar mes -0.5% dhe 0.3%. Ka pasur disa befasi në mesin e analistëve sepse parashikimi i rritjes nuk ka qënë i prerë. Parashikimi i inflacionit u ngushtua nga mes 2.1% dhe 2.7% në 2.3% dhe 2.5%.
Zoti Draghi njoftoi gjithashtu një zgjatje të aksesit të palimituar të bankave në kreditë e BQE-së deri në fund të vitit 2012. Por ai nuk pranoi të zgjerojë një masë tjetër likuiditeti dukë thënë: ‘Nuk është e drejtë për politikën monetare për të plotësuar mungesën institucione të tjera’.
Kreu i BQE shtoi se mund të mos ketë përsëritje të programit tre vjeçar të bankës për kredi në të cilin ajo ka injektuar 1 trilione euro në sistemin financiar në Shkurt dhe në Dhjetor 2011. Draghi tha se megjithë vazhdimin e krizës në Eurozonë nuk kishte asnjë garanci se do të kishte efektivitet nëse problemet janë për shkaqe të potilikave qeverisëse në vend të mungesës së likuiditeit. ‘Disa nga problemet në zonë Euro nuk kanë të bëjnë aspak me politikën monetare’- tha Draghi, gjatë deklaratave Euro ra sërish kundrejt dollarit.
Dorina Bilbili/IDEA/