E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH: VMRO po vendos pushtet diktatorial

Shkup-Partia Demokratike Shqiptare në Shkup, ka akuzuar partinë tjetër shqiptare, BDI-në, sipas të cilës, po ndihmon në vendosjen e monopolit diktatorial të VMRO-së. “Edhe pse në masë të vogël, kjo përkrahje e BDI-së, mjaftoi që të instalohet monopoli diktatorial i VMRO-së në nivel qendror dhe sot të kemi një president i cili nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve”-ka theksuar BDSH.

Sipas kësaj partie, prezenca e mijëra pjesëtarëve të policisë dhe pjesëtarëve të aparateve represive (me uniforme dhe pa uniformë) në territoret me shumicë shqiptare ishte në funksion të skenarit që të përcillet mesazhi se shqiptarët nuk marrin vesh ndryshe pos me dhunën shtetërore.

“Kjo prezencë e pjesëtarëve të dhunës shtetërore nuk ishte gjë tjetër pos mbështetje logjistike e atyre që aplikuan kërcënimet, frikësimet dhe format e ndryshme të shantazheve. Kërcënimet, frikësimet, format e ndryshme të shantazheve dhe instrumentalizimit të gjitha aparateve shtetërore në funksion të përjetësimit të diktaturës antishqiptare të VMRO-së nuk kanë asgjë të përbashkët me normat dhe standardet demokratike”, theksohet në komunikatën e BDSH-së.

Sipas kësaj partie, ndër më të dhimbshmet ishin marrëveshja për të hekur dorë nga Kërçova, tentimet e koalicionit VMRO-BDI për të gjunjëzuar një kandidat të pavarur në Gostivar dhe për t’i dhënë monopol diktatorial VMRO-së në nivel qendror.

“Edhe pse në masë të vogël, kjo përkrahje e BDI-së, mjaftoi që të instalohet monopoli diktatorial i VMRO-së në nivel qendror dhe sot të kemi një president i cili nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve”, ka theksuar BDSH. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›