Numerimi ne Vlore pezullohet procesi ne KZAZ Nr. 63

Është ndërprerë për dy orë puna për numërimin e votave në KZAZ-në numër 63 në Vlorë, pasi komisionerët e PS-së në përfundim të numërimit të kutisë së 13 nga 15 gjithsej, kanë ndërhyrë me pretendimin se në kuti ndodheshin 5 fletë më shumë sesa numri i votuesve.
"Anëtarët e grupit të numërimit pasi numëruan fletët e votimit panë dhe rregullsinë e tyre, në momentin e hartimit të proces verbalit, ngrihet anëtari i grupit të numërimit, përfaqësues i opozitës i tërheq në mënyrë demonstrative për të mos njohur tabelën e rezultateve. Komisioni pasi u njoh me këtë parregullsi, që ishte në thelb 5 fletë më tepër sesa zgjedhësit kishin votuar u tërhoq, mori një vendim dhe në bazë të ligjit, edhe me dy numërues vazhdon numërimi"-tha Artur Hysaj, kryetar i KZAZ-së.
Në KZAA-në numër 63 në momentin e incidentit po numëroheshin fletët e votimit të komunës Qendër ku kandidon në siglën e së djathtës Fredo Berberi përballë kandidatit të majtë, Blerdi Liçaj. Në momentin e ndërprerjes së numërimit Berberi kryesonte garën me 350 vota. Pas një marrëveshje mes palëve numërimi ka rifilluar.
Festim Llanaj