PDIU denoncon Po cenohet vota ne disa bashki

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pasi ka përshëndetur fitoren e saj në Rrogozhinë, ka denoncuar parregullsi gjatë procesit të numërimit në qarqet Elbasan, Vlorë e Berat dhe ka deklaruar se në këto qarqe po preket vota e saj.
"Deri më tani, PDIU ka arritur rezultate pozitive në të gjithë vendin. Është konfirmuar fitorja e kandidatit të PDIU në Bashkinë Rrogozhinë, z. Ndriçim Dushku. NË Bashkinë Delvinë, PDIU është shpallur forcë e parë politike, ndërsa deri tani është forcë e dytë politike në bashkitë Peqin, Rrëshen dhe Bajram Curri.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjatë procesit të numërimit të votave ka vërejtur se po cënohet vota e saj në qarqet Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat. PDIU do të ndjek të gjitha procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi, ndërkohë që bën u thirrje forcave politike administrojnë procesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë"- deklaroi zëdhënësi i PDIU, Ardit Bido.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 09 maj 2011 )