E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli Berisha te pranoje humbjen

Partia Socialiste ka reaguar përmes deputetes Mimi Kodheli ndaj deklaratës së nënkryetares demokrate Jozefina Topalli e cila i bëri thirrje Ramës të pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ajo tha se është Berisha dhe zonja Topalli ata që duhet të pranojnë humbjen e thellë në Tiranë dhe në të gjithë vendin.
“Askush nga ne nuk e kuptoi se ku donte të dilte zonja Topalli kur kërkoi pranimin e rezultatit nga ana e Edi Ramës apo nga Aleanca për të Ardhmen. Pyetja që shtrohet tashmë është a do ta pranoje Berisha me Topallin humbjen e thellë në kryeqytet dhe kudo në Shqipëri? E pyës me këtë rast zonjën Topalli: A e dini ju që keni humbur trecerekun e bashkive që keni sot? Atëherë kush duhet ta pranojë këtë rezultat, ne apo ju? Sa pëe Tiranën, që aq fort ju dhemb sa detyroheni të strapacoheni edhe kur qeshni sepse e dini mirë si ka dalë dhe nuk ju nxjerr asgjëkundi loja e titrave selektive që ju jep institucioni i KQZ-së institucioneve tuaja. Ju informoj se aktualisht Edi Rama është 1242 vota përpara ose saktësisht18024 vota me 16782 vota të kundërshtarit, ashtu sikur edhe Aleanca për të Ardhmen udhëheq ndaj koalicionit të turpit për këshillin bashkiak të Tiranë. Edi Rama do të ketë fitoren spektakolare që i kanë dhënë votuesit e Tiranës me plot liri” tha Topalli.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 09 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›