E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci PD optimiste per rezultatin

Nga selia blu nuk ka munguar reagimi i radhës. Deputeti Aldo Bumci ka deklaruar se demokratët janë optimistë për rezultatin. Ai tha se kutitë e hapura nuk tregojnë trendin e votimit në të gjithë Tiranën. 

“ Nga analiza e të dhënave të deritanishme në kutitë e numëruara, jemi optimistë nga prirja që shikojmë.Së pari , ¾ e kutive të numëruara deri tani kanë qënë zona të fituara nga Partia Socialiste në vitin 2009, pra askush nuk duhet të krijojë një ide të gabuar se ato përfaqësojnë trendin e votimit në të gjithë Tiranën.Së dyti, dëshiroj të vë në dukje se në një numër të konsiderueshëm të këtyre qëndrave të fituara në vitin 2009 nga Partia Socialiste, sot kandidati i “Aleanca për Qytetarin” z.Lulzim Basha ka arritur të përmbysë rezultatin duke i fituar ato.Së treti, në terren deri në masën 50% është fituar edhe në pjesën tjetër të këtyre qëndrave.Të gjitha këto të dhëna na çojnë në pritshmërinë se kjo prirje positive,do të vazhdojë. Ne jemi optimistë për rezultatin përfundimtar.Megjithatë nisur nga fakti se vetëm 15% e kutive janë numëruar Partia Demokratike ripërsërit thirrjen drejtuar të gjithë numëruesve të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre me përkushtim dhe në  përputhje me ligjin duke garantuar kështu numërimin e saktë të çdo vote të hedhur nga qytetarët e Tiranës.” – theksoi z. Bumçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›