Lezhë, qëllohet një 15-vjeçar, shkak një grindje e çastit

Një breshëri armësh është dëgjuar rreth gjysmë orë me parë në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve është qëlluar me armë 15-vjeçari P. Curri i cili fatmirësisht nuk është plagosur nga plumbat. Mësohet se 15-vjeçari është qëlluar pranë banesës së tij nga dy persona ende të paidentifikuar.
Gjithashtu mësohet se shkak i ngjarjes është një grindje e çastit mes 15-vjeçarit dhe autorëve. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka gjetur 4 gëzhoja dhe ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.