E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua sot me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, me të cilët diskutoi zhvillimet aktuale në sistemin e drejtësisë.

Sipas Prezencës së OSBE-së, diskutimi u përqendrua te ndikimi që këto zhvillime mund të kenë në funksionimin e sistemit të drejtësisë, të drejtat e individit dhe standardet për një gjykim të drejtë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e përfshirjes kuptimplotë e të gjitha palëve, përfshirë institucionet e drejtësisë dhe aktorët e tjerë të sistemit, në çështjet që mund të ndikojnë në funksionimin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›