E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Politika, bashkëpunim dhe frymë kompromisi vetëm në Kuvend

05-01-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, i apelon forcave politike që të përkushtohen për kompromis dhe rrugëzgjidhje sipas frymës konsensuale vetëm brenda institucioneve të Shtetit, duke dënuar kështu kërcënimet e opozitës për protesta dhe bojkot të parlamentit


Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth i ka kërkuar forcave politike të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri. I pyetur nga mediat përsa i takon situatës politike në vend, Wollfarth theksoi se duhet një frymë bashkëpunimi dhe kompromisi mes palëve politike në Kuvend. “Duhet frymë bashkëpunimi dhe kompromisi mes palëve dhe Kuvendi është vendi i duhur ku mazhoranca dhe opozita takohen për të marrë vendimet e duhura” theksoi Ëollfarth duke theksuar se shpreson se do të ketë mirëkuptim mes dy palëve duke marrë parasysh dhe infrastrukturën e re të Kuvendit. Ndërkohë i pyetur për zgjedhjet e 8 majit, ambasadori Ëollfarth kërkoi pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të ketë zgjedhje transparente. “Urimi im për Vitin e Ri është që të ketë një kontribut nga të gjitha palët qoftë edhe nga qytetarët që janë votuaes”- përfundoi Wollfarth. Këto komente ambasadori i OSBE-së Ëollfarth i bëri gjatë inagurimit të bibliotekës së re të Kuvendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›