Trafiku ne kryeqytet Rama Policia pergjegjese per menaxhimin
Me inspektimin e punimeve për riasfaltimin dhe sistemimin e rrugës së Kavajës ka nisur punën për 2011 kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama. rehabilitimi i segmentit nga Qendra deri tek “21 Dhjetori” me të gjithë elementët e nevojshëm infrastrukturorë, është synimi i ndërhyrjeve të pushtetit të pushtetit vendor të kryeqytetit.
Duke e vlerësuar ndërhyrjen në këtë rrugë kryesore të Tiranës, të domosdoshme për një trafik të lehtësuar në qarkullimin e automjeteve, Edi Rama kërkoi durimin e qytetarëve dhe funksionimin e strukturave të policisë gjatë këtyre ditëve të punimeve kur një kas i rrugës së Kavajës është i bllokuar.
“Megjithëse sot është i zënë njëri aks dhe punon vetëm aksi tjetër, praktikisht qarkullimi është krejt i lirshëm, gjë që tregon qartë se problemi ynë kryesor me qarkullimin është në rradhë të parë një problem menaxhimi dhe vetëdije. Menaxhim nga ana e strukturave shtetërore të policisë së shtetit dhe vetëdije nga ana e qytetarëve të cilët duhet ta përdorin makinën si qytetarë europianë dhe jo në mënyrën si shpeshherë e përdorin” tha Rama.
Kryebashkiaku i Tiranës shprehu besimin se projektet që bashkia ka në vijim do t’i japin një rritje të ndjeshme cilësisë së jetës edhe gjatë këtij viti në kryeqytet. Projekti i bashkisë së kryeqyteti për shtrimin e rrugës së Kavajës sipas pushtetit vendor pritet të përfundojë brenda pak ditëve.
Rovena Moçka