E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poli negativ i magnetit opozitar

06-01-2011 / Redaksionale

Ditët e para të politikës së opozitës zbulojnë cullak preferencat e parake të udhëheqësit të Partisë Socialiste, Edvin Rama. Pas nuses së Piramidës, Olta Xhaçka që bëri sefte 2011-ën me një konferencë të thartë për shtyp është radha e një tjetër “dashurie” të liderit të opozitës të ngjitet në podiumin e aq dëshiruar socialist. Dhe ky është deputeti Saimir Tahiri i cili plotësoi ditën e djeshme grafikun e trakteve plot bashkëtingëllore politike. Mesazhi i Ramës nga rruga e Kavajës isht i qartë për vartësit në Parti: të sulmohet Berisha me çdo kusht dhe çdo mënyrë, me “motivacionin se nuk zgjidhi krizën politike në vend por e thelloi më tej atë duke mohuar hetimin e zgjedhjeve”. Pretenca si kurdoherë me tipare jakobine gjen fajtor kryeministrin Berisha.
Mirëpo e kundërta është e vërteta. Të gjithë kanë kuptuar se është Edvin Rama që sabotoi në momentin e fundit ngritjen e komisionin hetimor parlamentar vetëm sepse se donte në konform të ligjeve dhe kushtetutës, duke i veshur komisionin detyrën e kontrollit mbi dyshimet. Metodologjia e punës e këtij komisioni po të ngrihej sipas udhëzimeve të Ramës do të punonte për të konfirmuar teorinë e ngritur apriori, me paragjykime, të  kauzës së kutisë së vjedhur. Me propozimet antikushtetuese opozita fshehte inkoherencën e saj jo vetëm me maxhorancën dhe ndërkombëtarët por edhe me vetveten.
Padyshim kurba opozitare, nga ultimatumi për  hapjen e kutive ose largohu, në hetim të pakufizuar dhe procedura burokratike për kontrollin e materialeve zgjedhore demonstrojnë një shtysë për të dalë nga amullia e kutisë. Kështu që dështimi i opozitës është jo vetëm tek inkoherenca për të gënjyer maxhorancën ose ndërkombëtarët, porse të masturbohet për të marrë pushtetin me protesta dhe greva urisë, që leitmotiv kanë transparencën e votës.
Opozita anti-sistem, që propozon në mënyrë jo konstitucionale hetimin e dyshimit, pra duke anashkaluar prezumimin e pafajësisë se ka haberin se po tenton të dhunojë demokracinë dhe votën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Një komision që heton paranoja elektorale, hamendësime fantazmagorike  dhe dyshime rastësore për një proces të rëndësishëm zgjedhor, të përfunduar si kurrë ndonjëherë më parë, pra me 93 % me sukses nuk është i nevojshëm.
Sidoqoftë për kutinë çështja është mbyllur. Hapja e kutive të Shkodrës nga ana e një institucioni të pavarur si Prokuroria e Përgjithshme hedh poshtë jo vetëm dyshimet por edhe akuzat 18 mujore të një Edi Ramës dhe shtojcave të tij të bashkuar në polin negativ të magnetit opozitar. Tash të gjithë kanë kuptuar se boshti i kërkesës së opozitës është kultura e dyshimit të paracaktuar në tavolinë, pa asnjë indicie a provë. Duke ngritur dyshime pa pasur fakte ri-sjellin në opinionin publik një komunizëm mendor të sëmurë që pjell shpifjen dhe rrejshmërinë e realitetit.
Sidoqoftë java e parë politike e  2011 para-përgatit motorin për ta ndezur në nisjen e fushatës së  zgjedhjeve për pushtetin lokal që pritet të mbahen në datën 8 maj, kuptohet vetiu me ose pa pjesëmarrjen e PS-së. Në këtë moment ende s’është sqaruar pozicioni I opozitës ndaj mbylljes së “debatin” pa dhjamë për zgjedhjet e kaluara para se të shohë përpara në raundin elektoral të 8 majit. Opozita në dy ditë paralajmëroi se do të vazhdojë protestat dhe do të ruajë marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin deri sa Edi Rama të pronësojë demokracinë e 20 përqindëshin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›