Rusi Perfundojne zgjedhjet Vladimir Putini korr fitore te ndjeshme

Ne Rusi perfunduan zgjedhjet presidenciale nderkohe qe anketat me votuesit qe dilnin nga qendrat e votimit tregojne se Vladimir Putini ka korrur nje fitore te ndjeshme per te siguruar nje mandat te trete presidencial.
Sipas Institutit Shtetror te Anketime zoti Putin ka fituar 58.3 per qind te votave numer ky i mjaftueshem per te shmangur balotazhin. Zoti Putin kishte 4 rivale ne zgjedhjet e sotme te cilat u shoqertuan me akuza per manipulime te shumta.
Agjecia e pavarur Golos thote se ka marre mbi 2 mije njoftime per parregullsi perfshire edhe praktiken e votimit me shume se nje here qe behet e mundur me ane te transportimit te votuesve me autobuze nga nje qender votimi ne tjetren per te votuar me shume se nje here.
Me shume se 200 mije vullnetare luajten rolin e vezhguesit ne perpjekje per te parandaluar akuzat per manipulime si ato qe ngriti opozita lidhur me zgjedhjet parlamentare te 4 dhjetorit.
600 mije te tjere perdorues te Internetit u regjisturan per te vezhguar kamerat e instaluara ne rreth 100 mije qendrat e votimit ne gjithe Rusine.
Ne oret e para te mengjesit kryeministri i tanishem Putin votoi ne Moske bashke me te shoqen Ljudmilla dhe shprehu optimizem per fitoren dhe per vete procesin elektoral.
Shpresoj per nje pjesemarrje te madhe kjo eshte shume e rendesishme. Ne te gjithe e dime se zgjedhjet presidenciale jane nje zhvillim politik shume i rendesishem tha zoti Putin.
Anketat e opinionit tregojne se zoti Putin do te fitoje me lehtesi ndaj 4 kandidateve te tjere. Por akuzat per manipulime ne mase te zgjedhjeve parlamentare te dhjetorit shkaktuan nje vale te pashembullt protestash masive kunder zotit Putin i cili vazhdon te jete udheheqes i rendesishem i Rusise megjithese ai ndryshoi postin nga president ne kryeminister ne vitin 2008 per shkak te kufizimit te mandateve presidenciale.
Njeri prej udheheqesve kryesore te opizites ruse Boris Nemtsov nuk e hodhi voten ne kutine e votimit por shkroi ne te Rusia ka nevoje per zgjedhje te drejta dhe jo cfare kemi tani. 4.03.12.
Keto nuk jane zgjedhje duket sikur jane por ne fakt jane nje farse tha zoti Nemtsov duke i krahasuar zgjedhjet e sotme me sistemin juridik te Rusise.
Mikhail Kasyanov kryeministri i pare i zotit Putin i cili me vone kaloi ne opozite tha se zgjedhjet nuk jane te lira.
Keto zgjedhje nuk jane te lira autoriteti i ashtuquajtur i zgjedhur nuk eshte i ligjshem prandaj ne do te zhvillojme protesta neser dhe nuk do ta njohim presidentin si presidentin legjitim te te gjithe ruseve.
Protetat pas zgjedhjeve duket se jane nje zhvillim i sigurte.
Agjencia e lajmeve ITAR-Tass njoftoi te premten se Ministria e Brendshme ka kerkuar mobilizimin e 6 mije forcave policore shtese ne kryeqytet dhe ne rajone te tjera.
Ne jemi ketu per te vezhguar zgjedhjet e per tu siguruar qe ato jane te lira e te drejta dhe se permbushin standartet nderkombetare demokratike tha Tonino Picula zyrtar i misionit vezhgues te OSBE-se.
Zoti Picula tha se mbi 200 vezhgues te misionit te OSBE-se pervec vezhguesve ruse jane shperndare ne qendrat e votimit ne gjithe vendin.