E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish kryeministri islandez përballet me drejtësinë

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish kryeministrit të Islandës Geir Harde nën akuzat për neglizhencë ndaj krizës financiare të 2008-ës, që çoi në shkatërrimin e ekonomisë së vendit.

Tre bankat kryesore të vendit pësuan kolaps brenda javës së krizës, duke e shtyrë vendin në recesion të thellë. Harde i ka mohuar akuzat duke i quajtur ato si përndjekje politike.

Ai e ka udhëhequr Islandën që nga mesi i vitit 2006 deri në fillim të 2009-ës, ndërsa koalicioni i tij u rrëzua pas protestave publike për shkak të krizës.

Harde është paraqitur të hënën në një gjykatë speciale në Rekjavik, që është themeluar për të gjykuar ish ministrat dhe ministrat aktualë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›