E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet takimi i Vishegradit

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle kanë mbajtur bisedime në Pragë për mënyrat se si të forcohen lidhjet mes  katër shteteve të Vishegradit :Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke dhe shteteve në programin për Partneritet Lindor të BE-së.

Në Partneritetin Lindor përfshihen Bjellorusia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, Azerbejxhani dhe Moldavia.

Në takim ka munduar vetëm përfaqësuesi i Bjellorusisë.

Mungesa ka ardhur si reagim ndaj zgjerimit të sanksioneve të BE-së kundër Bjellorusisë për shkak të trajtimit të opozitës politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›