Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë zgjedhjet ruse

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve thanë se zgjedhjet presidenciale në Rusi qartazi kanë anuar në favor të kryeministrit Vlladimir Putin, për shkak të mungesës së konkurrencës së vërtetë dhe kanalizimin e burimeve shtëtërore për mbështetjen e kandidaturës së Putinit.
Komisioni Qendror Zgjedhor e ka shpallur Putinin fitues në zgjedhjet e së dielës, me një fitore prej 64 për qind. Kreu i misionit vëzhgues nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Tiny Kox ka mbajtur një konferencë për gazetarët në Moskë.
“Kushtet për fushatën qartazi anonin në favor të një kandidati. Po ashtu, kriteret e ashpra për rëgjistrimin e kandidatëve kanë kufizuar një konkurrencë të denjë”, ka thënë Kox.
Ndërsa Tonino Pikula, nga OSBE-ja ka vënë në pah “njëanshmërinë e mbulimit”, që media i ka bërë zgjedhjeve, si dhe mungesën e konkurrencës.