Ndoka: “Spiuneve” ne qeveri, dosjet publike
Fatjona Mejdini
Ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit nuk do te gjejne paqe me miratimin e ligjit per hapjen e dosjeve. Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, kerkon qe dosjet e ministrave dhe deputeteve, te cilet kane qene bashkepunetore te ish-Sigurimit te Shtetit te behen publike per te gjithe shqiptaret. Ne prag te miratimit nga Kuvendi te ligjit per hapjen e dosjeve per ish-spiunet gjate sistemit komunist, kreu demokristian, njeheresh dhe minister i Shendetesise, paralajmeron se doreheqja e ketyre figurave nuk eshte e mjaftueshme. Sipas Ndokes, shteti shqiptar ka per detyrim t’ju tregoje shqiptareve se kush jane ato figura qe ndonese kane qene ish-spiune te sigurimit famekeq te shtetit, jane zgjedhur sot si perfaqesues te popullit, madje kane marre dhe portofol ne qeveri. “Eshte normale qe shteti t’ju tregoje te gjithe shqiptareve se cilet jane ato figura, te cilat, ndonese sot jane pjese e Parlamentit apo e qeverise, kane qene te implikuar me sherbimet e sigurimit te kohes se diktatures. Madje, shteti shqiptar e ka per detyre t’i beje publike keta emra bashke me dosjet e tyre”, theksoi kreu i PDK-se, Ndoka, ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”. Sipas Ndokes, partia e te cilit ka depozituar ne Kuvend nje draft ligjor per kete ceshtje, ne siten e komisionit hetimor qe do te ngrihet per kete ceshtje, duhet te kalojne edhe drejtuesit e larte ne administrates shteterore. Kreu i PDK-se tha se dosjet e ketyre personave nuk eshte e domosdoshme te behen publike, por nga ana tjeter atyre duhet t’ju kerkohet shkarkimi i menjehershem.
“Drejtuesit e larte te administrates, te cilet do te rezultojne te perfshire ne ish-strukturat e Sigurimit te Shtetit, duhet t’ju kerkohet me urgjence doreheqja, ne rast se nuk pranojne ta japin ate me vullnetin e tyre”, theksoi Ndoka, ne lidhje me ceshtjen e ish-bashkepunetoreve te sigurimit. Prej kohesh, kreu i demokristianeve ka paralajmeruar se ne radhet e ministrave dhe deputeteve ne Kuvend gjenden ish-bashkepunetore te sigurimit gjate periudhes komuniste. Madje, ne deklarimin e tij eshte mbeshtetur dhe nga deklaratat e aleateve te tjere ne qeverisje, te cilet kane theksuar se me miratimin e ligjit per hapjen e dosjeve, kabineti “Berisha” bie. Brenda ketij viti, Kuvendi pritet te miratoje ligjin, qe eshte nje shkrirje e tre drafteve te dorezuara ne Kuvend ne lidhje me kete ceshtje. Keshtu per denimin e ish-spiuneve kane paraqitur drafte ligjore dy partite me te medha ne vend, PD dhe PS, po keshtu edhe demokristianet. Ngritja e nje komisioni hetimor, qe do te vije si pasoje e miratimit te ligjit, pritet te sjell debate dhe surpriza ne politiken vendase.
Nismat
Partia Demokratike, ajo Socialiste dhe Demokristiane kane paraqitur secili nga nje draft ligjor per te lejuar keshtu hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit gjate periudhes komuniste. Te gjitha nismat kane si qellim perjashtimin nga politika te personave qe kane qene te perfshire dhe qe sot jane te zgjedhurit e popullit.
Ministrat
Prej kohesh ka pasur sinjale se ne kabinetin aktual qeveritar ka ministra, te cilet kane qene pjese e Sigurimit te Shtetit. Kreu i demokristianeve, Nard Ndoka, thekson se mes ministrave dhe deputeteve gjenden sigurimsa te kohes se komunizmit. Sipas Ndokes, dosjet e tyre duhen bere menjehere publike per te gjithe shqiptaret.