OSBE SHBA e BE KQZ te shpalle sa me shpejt rezultatin zyrtar

Nje dite pas takimit te perbashket ne Komisionin Qendor te Zgjedhjeve tre ambasadoret qe e kane ndjekur procesin zgjedhor ne te gjitha fazat e tij Wollfarth Sequi dhe Arvizu kane dale me nje deklarate te perbashket me ane te se ciles theksojne se KQZ-ja duhet te hartoje tabelat permbledhese te rezultateve praprake dhe ti shpalle ato sa me shpejt.
Qytetaret shqiptare duan dhe meritojne qartesi rreth rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane theksohet ne deklaraten e ambasadoreve.
Me shume se nje jave ka kaluar qe kur nje numer i madh votuesish ne Tirane votuan per postin e kryetarit te bashkise me 8 maj. shte thelbesore qe rezultatet zyrtare paraprake te hidhen ne tabele me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe te shpallen me shpejtesi apelojne tre diplomatet.
Gjithashtu ne deklarate ambasadoret nenvizojne se rendesi te madhe ka fakti qe procedurat per zgjidhjen e ankesave te jene te qarta dhe te jene ne perputhje te plote me dispozitat ligjore te Shqiperise perfshire Kodin Zgjedhor.
Ne presim qe te dyja palet te ushtrojne vetepermbajtje dhe te respektojne plotesisht procesin demokratik perfundon deklarata e ambasadoreve.
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Alexander Arvizu dhe kreu i Delegacionit te Bashkimit Evropian Ettore Sequi zhvilluan dje nje takim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve me kryetarin Ristani dhe nenkryetaren Deshira Subashi.
Redaksia Online