E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Ponte: Gati të hetoj për trafikun e organeve

Karla del Ponte deklaron se është e gatshme që të marrë përsipër hetimin e pavarur rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë.

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi i ka thënë gazetës serbe, Blic, se hetimet për këtë çështje duhet ti udhëheqë një ekip i veçantë nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Del Ponte thotë se nuk e ka ditur që Tribuanli i Hagës ka shkatërruar 400 dëshmi që kanë të bëjnë me këtë çështje, dëshmi këto të mbledhura në vitin 2004.

Për shkatërrimin e dëshmive jam informuar nga mediat dhe sinçerisht të them, jam befasuar, ka thënë Del Ponte, cituar nga Rel.

Publikisht e shpreh gatishmërinë time që të udhëheqë këto hetime sepse i kam të ditura faktet që kanë të bëjnë me rastin, për arsye se i njoh njerëzit që janë të përfshirë në të dhe sepse kam përvojë të madhe. Të gjitha këto nuk kanë fare të bëjnë me pozitën time si ambasador, thotë Del Ponte, e cila jo pak kohë më parë është tërhequr nga pozita e ambasadorit të Zvicrës në Argjentinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›