OSBE Synoni konsensusin e gjere

Ambasadori Wolfarth i terhoqi vemendjen klases politike duke i kerkuar zbatimin e rekomandimeve
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen olfarth kerkoi prej klases politike gjetjen e gjuhes se perbashket per nisjen e reformes zgjedhore.
Sipas tij partite politike duhet te bashkepunojne per te hartuar nje Kod Zgjedhor afatgjate dhe ne mbeshtetje te ligjeve te vendit. Une do tju nxisja qe te konsultoheni gjeresisht dhe te synoni konsensusin me te gjere politik te mundshem ne menyre qe cdo reforme perfundimtare te jete jetegjate dhe e bazuar ne shtetin e se drejtes dhe ne Kushtetuten e Shqiperise - tha eolfarth.
Duke mos hyre ne detaje mbi perberesit e ndryshem te mundshem te nje pakete te reformes zgjedhore perfaqesuesi i prezences se OSBE-ODIHR-it ne Tirane i terhoqi vemendjen klases politike duke i kerkuar zbatimin me rigorozitet te rekomandimit te pare te raportit perfundimtar te ODIHR-it per zgjedhjet e 2009-es i cili ka te beje me rolin e partive politike ne procesin zgjedhor.
Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne raport te drejte me privilegjet e medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve.
Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise - tha olfarth. Ambasadori i OSBE-ODIHR-it i kerkoi klases politike qe te jete e vetedijshme per hapat qe ndermerr dhe te tregoje me shume pergjegjesi.
Detajet e asaj qe mund te perfshije reforma zgjedhore mbeten ne doren tuaj si politikane si parlamentare per tu vendosur - tha kreu i OSBE-se olfarth i cili pershendeti edhe pjesemarrjen e shoqerise civile ne tryezen per ndryshimet ne reformen zgjedhore.
Fajon Shqiptaret e meritojne heqjen e vizave
Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon shprehu besimin se Keshilli i Ministrave do te jape driten jeshile per heqjen e vizave per Shqiperine.
Raportuesja per vendin tone deklaroi gjate takimit me kryesocialistin Edi Rama se shqiptaret e meritonin liberalizimin e vizave. Do te vazhdoj punen per perfundimin me sukses te ketij misioni jam shume e bindur se kemi per tia arritur qellimit final qe shqiptaret te udhetojne pa viza para fundit te vitit. Vizat jane per studentet sportistet dhe per njerezit e thjeshte nuk jane per politikanet dhe per njerezit e pasur - theksoi eurodeputetja.
Raportuesja Fajon nisi dje nje vizite ne Tirane e ftuar nga Levizja Evropiane ne Shqiperi EMA. Nderkohe sot Fajon do te jete e pranishme ne takimin Procesi i Liberalizimit te Vizave me Shqiperine Si ta kthejme ne nje histori suksesi qe do te fokusohet ne fushaten e informimit mbi te drejtat dhe detyrimet qe burojne nga liberalizimi i vizave.