E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parukierja trafik droge drejt Greqise mbyllet hetimi

Gruaja Gjirokastra u ndalua ne maj te ketij viti pasi iu gjeten 11 kg marijuane cante ne autobuzin e linjes se Athines

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet mbylli hetimet per parukieren nga Gjirokastra Pranvera Kendella e cila ne maj te ketij viti tentoi te trafikonte drejt Greqise 11 kg hashash nepermjet cantes se saj personale. Prokurori i ceshtjes Eugen Beci tashme perfundoi hetimin duke derguar ne gjykate si te pandehur 27- vjecaren Kendella me akuzen e Trafikimit te lendeve narkotike te mbetur ne tentative.


Sipas kerkeses per gjykim te siguruar nga Shekulli mesohet se gruaja prej kohesh punonte si parukiere ne qytetin e Janines ne Greqi ne Gjirokaster kishte bashkeshortin dhe nje femije te vogel.


Gjate ketyre viteve te fundit ajo kishte arritur te siguronte lejen e qendrimit duke ushtruar profesionin e parukieres ndersa ne maj kishte vendosur te pushonte disa dite.


Pas pushimeve 6 maj 2010 e pandehura u nis me nje autobus te linjes Gjirokaster- Athine per ne Janine ndersa ne Kakavije u ndalua nga policia me 11 kg hashash. Me 6 maj 2010 rreth ores 2100 punonjesit e policise ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes ushtruan kontroll ne autobusin e linjes Gjirokaster- Athine me targa GJ 94 26 A.


Policia ka gjetur dy canta gjate kontrollit ne autobuz ne sediljen me nr.42- 43 ku ishte e ulur Pranvera Kendella e cila kishte nje cante dore dhe nje cante tjeter te madhe. Gjate kontrollit te tyre policia gjeti 10 pako te mbeshtjella me ngjites natriban ngjyre kafe e dyshuar si lende narkotike e llojit mariuane.


Pas sekuestrimit te pakove me marijuane policia ndaloi ne flagrance Pranvera Kendellen 27 vjece te dyshuar per akuzen e trafikut te droges te mbetur ne tentative-thuhet ne kerkesen per gjykim te prokurorit Beci. Gjate fazes hetimore jane pyetur me cilesine e deklaruesve edhe shoferi i autobusit dhe dy menaxheret e firmes qe kishin linjen e autobuseve Gjirokaster- Athine per sasine e sekuestruar te cilet nuk kishin dijeni.


Edhe nga verifikimet hetimore sipas dosjes eshte provuar se pronaret dhe shoferi i autobusit nuk kishin dijeni per drogen qe posedonte 27- vjecarja Kendella. Ajo ka pranuar edhe akuzen por nuk ka pranuar te rrefeje bashkepunetore te tjere te saj te mundshem. Pritet qe gjate ketyre diteve dosja te hidhet ne short dhe te caktohet peseshja gjykuese qe do te gjykoje parukieren 27- vjecare nga Gjirokastra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›