OSBE: Të kënaqur që PS është pjesë e Kuvendit I dërguari special i kryetarit të OSBE-së, Konstandin Zhigalov

I dërguari special i kryetarit të OSBE-së, Konstandin Zhigalov, shprehu sot kënaqësinë për futjen e Partisë Socialiste në Kuvend. Deklarata e zyrtarit të lartë u bë gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Jashtme, pas takimit me kreun e diplomacisë shqiptare Ilir Meta. “Ne jemi të kënaqur që PS-ja është pjesë e Kuvendit. Mirëpresim gatishmërinë për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor Parlamentar. Kjo është një çështje që u takon partive politike, por ne si OSBE do ju ndihmojnë nëse kërkohet një gjë e tillë”, vlerësoi Zhigalov. Ai tha se ka rëndësi vazhdimi i reformave politike e reformës zgjedhore në zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.