E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen edhe 9 kapituj të pyetësorit të BE, Berisha: Kemi shqyrtuar 73 % të pyetjeve Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Integrimit

Komiteti Ndërministror i Integrimit, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, miratoi sot në mbledhjen e radhës edhe 9 kapituj të tjerë të pyetësorit të Komisionit Evropian, duke e çuar kështu në 30 numrin e kapitujve të miratuar deri tani. Gjatë fjalësë së mbajtur në këtë takim, kreu i ekzekutivit duke u ndalur në punën e deri tanishme në hartimin e përgjigjeve për pyetësorin e KE-së, tha se këto 9 kapituj së bashku, përbëjnë 29 përqind të të gjitha pyetjeve, përkatësisht përgjigjeve, të këtij pyetësori, apo 667 përgjigje. Këto përgjigje kanë qenë të shpërndara në 56 institucione të vendit dhe për to janë angazhuar mbi 350 punonjës, drejtues të të gjitha niveleve në hartimin e tyre. “Me miratimin e këtyre kapitujve, Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian shqyrton 30 kapituj të pyetësorit, të cilët përmbajnë në total 1669 përgjigje, ose 73 përqind të të gjitha përgjigjeve që Shqipëria detyrohet”, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›