E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Nese fitoj biznesi do te kete lehtesira fiskale

Kandidati per kryetar i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha vijoi turin e tij elektoral ne kryeqytet. Gjate takimit me perfaqesues te biznesit ne Tirane kandidati Basha prezantoi platformen e tij elektorale. Sipas tij shtimi i vendeve te punes rritja e pagave dhe permiresimi i kushteve per qytetaret nepermjet investimeve do te jene edhe prioritetet e
punes se tij.

Basha tha se do te kete lehtesira fiskale per 4-5 vjet per bizneset qe punesojne mbi 50 punonjes si dhe do te krijohen parqe industriale bazuar mbi Planin e Pergjithshem Rregullues i cili do te perfundoje brenda 12-muajsh. Prioriteti yne numer nje mbetet punesimi ne te gjithe kuptimin e fjales.

Vende pune kushte me te mira pune paga me te larta dhe trajtim me te mire. Qe ta bejme kete ne duhet qe Tiranen ta kthejme ne nje qytet qe e lakmon biznesin jo ne nje qytet ku largohet biznesi. Te permiresojme klimen e biznesit duke ulur taksat te permiresohet klima e biznesit duke krijuar mundesi per parqe teknologjike ku jo vetem punohet me nje regjim fiskal te favorshem por edhe transferohet pervoja e punes edhe tek brezi i ri.

Keto inkubatore do te jene pa taksa deri ne 3 vjet. Gjithashtu une do te heq taksat per te gjitha bizneset qe punesojne 50 ose me shume punonjes per 4 deri ne 5 vjet - tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›