E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Wolfarth Zgjedhjet vendore nuk mund te shtyhen

ELBASAN- Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wolfarth gjate nje vizite ne Elbasan tha se zgjedhjet e 8 Majit nuk mund te shtyhen dhe mospjesmarrja e opozites ne komisione do te thote mungese trasparence dhe pengese per zhvillimet demokratike ne vend. Sipas tij nese komisionet pajisen plotesisht do te thote qe do te kete nje shperndarje te barabarte qe do te thote se do te kete tre anetare nga opozita dhe tre nga mazhoranca.

Pyetjes se bere se nese opozita nuk merr pjese ne keto zgjedhje a do te jene ato legjitime ambasadori i OSBE Wolfarth deklaroi se eshte vendim qe merret nga partite politike nese vendosin te marrin pjese ne zgjedhje apo jo nese i ofrojne votuesve te tyre mundesine per ti votuar apo jo. Qytetaret kane te drejten per te votuar dhe eshte e rendesishme qe partite politike te kontribojne nese nuk kontribojne atehere i mbetet qe KQZ te gjeje zgjidhje alternative ne menyre qe zgjedhjet te zhvillohen ne daten e caktuar. Sipas tij KQZ- ja tashme ka bere nje deklarate qe disa afate nuk jane respektuar keshtu qe jane hapur disa vende vakante qe duhen te zevendesuar nese partite politike nuk emerojne kandidatet atehere do te plotesohen ne menyre tjeter. Megjithate java nuk ka mbaruar ende dhe presim qe te kete nje pjesemarrje nga te gjitha partite politike perfundoi ambasadori i OSBE.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›