E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedh 4000 euro dhe varese floriri nje shtetase dy ne pranga

Dy persona jane vene ne prangat e policise se kryeqytetit pasi njeri prej tyre akuzohet te jete autoret e dyshuara te vjedhjes se shumes prej 4000 euro ne canten e nje shtetase nderkohe qe nje tjeter i arrestuar akuzohet te kete vjedhur nje shtetaseje tjeter nga qafa nje varese floriri. Arrestimet jane konfirmuar nje dite me pare nga te dhena te policise se kryeqytetit sipas te cilave fale denoncimeve te personave te demtuar sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 2 Tirane ben te mundur ndalimin e Renato Rexhepit 19 vjec lindur ne Polican dhe banues ne Tirane. Policia tha se ndalimi i tij u krye sepse te dielen ne mesdite ne Rrugen e Durresit se bashku me Dorian Ceran 19 vjec dyshohet se i kane vjedhur canten ku ne brendesi ishte shuma e parave prej 4 000 euro nje shtetaseje. Gjate kontrollit te baneses se Renato Rexhepit iu gjet e iu sekuestrua nje shkop gome. Nderkohe qe nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 5 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i Rasim Peposhit 27 vjec banues ne Laknas Kamez. Policia tha se arrestimi i tij u krye sepse rreth ores 1100 te se dieles ne Koder-Kamez pas nje konflikti per motove te dobeta ka goditur dhe me pas vjedhur me dhune varesen e floririt nje shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vjedhjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›