E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellon me thike ne kurriz te riun pranga autorit

Nje sherr me pasoja te renda ka ndodhur mes dy 16-vjecareve gjate se dieles ne Koder-Kamez te Tiranes kur adoleshenti me inicialet R. C. banues ne Valias ka goditur me thike ne shtyllen kurrizore bashkemoshatarin e tij me inicialet F. T. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena te policise se kryeqytetit nje dite me pare sipas te cilave sherri mes dy te rinjve ka ndodhur pas nje zenke te castit e cila me pas ka degjeneruar edhe ne perdorimin e thikes. Sipas hetimeve R. C. e ka goditur disa here bashkemoshatarin e tij por duket se goditja me serioze e cila mund te kete pasoja te renda eshte ajo ne shtyllen kurrizore. Nderkohe qe policia ben te ditur se adoleshenti F. T. eshte ne gjendje te rende dhe eshte shtruar ne Spitalin Ushtarak Tirane. Ndersa efektivat e sherbimeve te Komisariatit te Policise nr. 5 Tirane kane arrestuar ne flagrance R. C. 16 vjec.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›