E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia shkodrani i kerkuar per vrasje

Autori i nje vrasjeje te kryer 10 vite me pare ne qytetin e Shkodres eshte ekstraduar dje nga Italia per te kryer denimin ne Shqiperi. Gezim Muji 41 vjec banues ne lagjen Partizani te qytetit te Shkodres eshte shoqeruar gjate dites se djeshme nga agjentet e Interpolit italiani ndersa i eshte dorezuar ne aeroport autoritete tona policore. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesja e policise se Shkodres Fatbardha Celepia sipas se ciles nga Drejtoria e Policise se Shkodres ne bashkepunim me Interpol Tirana eshte bere e mundur ekzekutimi i urdhrit te Prokurorise se Shkodres per ndalimin e 41-vjecarit Muji pasi ky i fundit ka qene person i shpallur ne kerkim qe me date 15 maj te vitit 2008 per arsye se Gjykata e Shkodres me vendimin te dates 25 prill te po atij viti ka vendosur per te masen e sigurimit Arrest ne burg per vepren penale te Vrasjes me paramendim dhe Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Sipas te dhenave Muji eshte autori i vrasjes se qytetarit V. Mujaxhi me daten 22 qershor 2001 ne lagjen Partizani ne Shkoder. Pas vrasjes ai ka arritur ti shpetoje policise dhe te largohet ne Itali. Nderkohe qe ne vitin 2008 Gjykata e Rrethit Shkoder me vendimin date 25.4.2008 ka vendosur per te masen e sigurimit Arrest ne burg. Muji u arrestua ne 19 janar te ketij viti ne Itali dhe vetem dje u be ekstradimi i tij nga Interpol Tirana per te vuajtur denimin ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›