OSBE, Wollfarth: Regjistrimi i popullsisë, kusht për integrimin

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, e cilëson regjistrimin e popullsisë si “një proces të domosdoshëm për vendin”. Gjatë një prononcimi për mediat, Ëollfarth ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi, duke theksuar se ai ka vlera për zhvillimin e tyre. “Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim, pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm edhe për zhvillimin e vendit”- u shpreh sot ambasadori Wollfarth gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, ndërsa një ditë më parë kishte zhvilluar takime edhe në Himarë e zona të tjera gjatë bregdetit.
Gjatë vizitës së tij në jug të vendit, Wollfarth ka dhënë edhe vlerësimet e tij mbi turizmin, bujqësinë, infrastrukturën, etj.
Ligji për regjistrimin e popullsisë është miratuar në parlament, si dhe është dekretuar nga Presidenti Bamir Topi.